Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Kazakistanit, Muhtar Tleuberdi, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në vend me çrastë do të takohet edhe me krerët e lartë shtetërorë.
Siç informojnë nga MPJ, në fokus të bisedave do të jenë marrëdhëniet bilaterale, posaçërisht bashkëpunimi multilateral i të dy shteteve, me theks të posaçëm në Organizatën për siguri dhe bashkëpunim në Evropë (OSBE), me të cilën do të kryesojë Maqedonia e Veriut pas dy muajve, ndërkaq do të këmbehen mendime edhe për çështje të tjera aktuale në politikën e jashtme.
Në suaza të qëndrimit të tij në Shkup, Tleuberdi pritet të takohet edhe me zëvendëskryeministrin e parë Grubi, presidentin Pendarovski, si dhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi.
Ndryshe, ai sot ka takuar Ministrin Bujar Osmani.


