Panel diskutim “Dallimet dhe dezinformatat në Ballkanin Perëndimor”

Shkup, 31 tetor – Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis” sot do të mbajë panel diskutimi në temën “Dallimet dhe dezinformatat në Ballkanin Perëndimor”, në platformën për video komunikim Zoom.

Panel diskutimi do të jetë me karakter rajonal, me pjesëmarrje të përfaqësuesve të organizatave nga Ballkani Perëndimor të cilat luftojnë kundër dezinformatave dhe të cilat do t’i ndajnë përvojat e tyre në lidhje me zbulimin e narrativeve dezinformuese antidemokratike të cilët i keqpërdorin çështjet në lidhje me dallimet në shoqëritë e tyre.

Siç paralajmëruan nga “Metamorfozis”, folës në këtë ngjarje sot të jenë: Vladimir Petreski – redaktor i “Vërtetmatës”, Nikolla Petroviq – drejtor ekzekutiv i Qendrës për Çështje Ndërkombëtare dhe të Sigurisë ISAC, tink -tenk nga Serbia, Petrit Zogaj – redaktor kombëtar i Sbunker.net, Organizatë Mediatike Botuese nga Kosova, Barbara Hala – gazetare dhe hulumtuese në Faktoje.al, servis për kontrollim të fakteve nga Shqipëria dhe Ismar Millak – koordinator projekti në Pse jo (Why not) nga Bosnja e Hercegovina, themelues i serviseve për kontrollim të fakteve Istinomjer.ba dhe Raskrinkavanje.ba (fcs).

 

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet