‘Brigada e Veriut’ grupi kriminal që po ‘terrorizon’ serbët në veri të Kosovë

Targat e Republikës së Kosovës u bënë shkak që në këtë vend në Leposaviq t’i digjej tërësisht vetura qytetarit Nikola Colakoviq.

“Në qendër të Leposaviqit ndodhet lagjja në të cilën një personi iu dogj vetura, pasi i ktheu targat nga ilegale në legale RKS”.

Rasti ka ndodhur në ora katër të mëngjesit, përderisa policia ka njoftuar për këtë ndodhi në raportin 24 orësh.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur i kanë vënë zjarrin veturës së tij. Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet