Shkup, 27 tetor – MPB njofton se mbrëmjen e djeshme, respektivisht pak para mesnate në Tetovë është arrestuar një grabitës, i cili gjithashtu kërkohej për vuajtje të dënimit me burg. I njëjti mbrëmjen e djeshme ka grabitur një farmaci në Tetovë.
“Me datë 26.10.2022 në ora 23:05 në rrugën “29 Nëntori” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB-Tetovë kanë privuar nga liria O.M.(30) nga fshati Xhepçishtë, Tetovë. Ai u kap menjëherë pas kryerjes së veprës penale të “vjedhjes me grabitje” në një farmaci në të njëjtën rrugë, ku ka sulmuar fizikisht punonjësin dhe ka marrë para nga qarkullimi ditorë. Paratë e vjedhura u gjetën dhe iu kthyen pronarit. Pas masave të marra, u konstatua se personi ishte në kërkim me urdhër për vuajtje të dënimit me burg prej dy vjetëve për veprën penale “vjedhje e rëndë” nga neni 236 i Kodit Penal”, thonë nga MPB.


