Nuredini: Çebreni do të furnizojë me rrymë 180.000 amvisëri

Hidrocentrali i Çebrenit do të ketë një kapacitet të instaluar prej 333 megavat dhe potencial për shumë më tepër.  Gjithashtu, duhet të përmend se HEC-i i Çebrenit do të punojë në sistem kaskadë me HEC-in ekzistues të Tikveshit, i cili është në të njëjtin pellg të Crna Rekës, që do të thotë se do të jetë një sistem kaskadë me mbi 400 MW. Megjithatë, rëndësia e këtij instalimi nuk është vetëm kapaciteti i shtuar, por roli që do të luajë në balancimin e rrjetit dhe ndihmën për tranzicionin tonë drejt energjisë së rinovueshme.  Burimet e rinovueshme si energjia diellore, era etj nuk janë konstante dhe do të kenë nevojë për një mjet balancues kur nuk prodhojnë, pra një mjet që mund të zëvendësojë menjëherë kapacitetin e prodhuar që mungon, tha ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, në një intervistë për Factor, duke iu përgjigjur pyetjeve lidhur me HEC Çebren.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet