Shkup, 25 tetor – Për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut nesër do të arrijë kryetarja e Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen. Për atë arsye, nesër dhe pasnesër SPB Shkup do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm t komunikacionit nëpër rrugë dhe rajonin më të gjerë qendror të Qytetit të Shkupit.
MPB u b[ën thirrje qytetarëve t’i respektojnë urdhrat që i japin nëpunësit policorë.
Porosia kryesore nga kryetarja e Komisionit evropian, e cila do ta vizitoj[ Ballkanin Perëndimor nga e mërkura, është përkushtimi i BE-së për integrimin evropian të rajonit, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.
Shefja e Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen, nga e mërkura fillon tur të ri në vendet e Ballkanit Perëndimor në kontekst të luftës në Ukrainë dhe krizës energjetike. Qëllimi i kësaj vizite është rajonit t’i transmetohet se ai është i rëndësishëm për Bashkimin Evropian, deklaroi sot pasdite zëdhënësi Erik Mamer.
“Kjo vizitë kuptohet zhvillohet në kontekst të posaçëm, i cili është kontekst i krizave të njëpasnjëshme, së pari kovidi, ndërsa tani lufta në Ukrainë dhe pasojat prej saj”, tha Mamer.
Siç paralajmëroi edhe vetë ajo javën e kaluar nga Strasburgu, një pjesë e ndihmës në fushën e krizës energjetike do të jetë përfshirja e vendeve nga Ballkani Perëndimor për blerje të përbashkët të energjensëve me vendet nga BE-ja.
Kjo platformë ka për qëllim ta përforcojë bashkëpunimin mes vendeve dhe ta ulë konkurrencën mes shteteve në tregun energjetik.
“Porosia është solidariteti i BE-së me rajonin, angazhim përmes programeve të cilat kanë për qëllim të nxisin investime dhe vullnet që të vazhdohet të bashkëpunohet me tërë rajonin”, tha zëdhënësi.
Lidhur me kërkesën e Maqedonisë së Veriut të marrë ndihmë nga Bashkimi Evropian për furnizim të rrymës nga Bullgaria përmes kompensimit të çmimit të tregut, Erik Mamer deklaroi se nuk ka informata për këtë temë për momentin.
Zëdhënësi për energji i Komisionit evropian, Tim Mekfi, për MIA-n para disa ditëve gjithashtu porositi se tani për tani kjo kërkesë e Maqedonisë së Veriut nuk ndodhet në tryezën në Bruksel. Mbetet të shihet nëse autoritetet e Maqedonisë së Veriut do ta kërkojnë atë nga Fon der Lajen dhe nëse ajo do të ketë mundësi të ofrojë ndihmë.
pas Shkupit, kryetarja do të udhëtojë drejt Prishtinës dhe Tiranës të enjten, Sarajevës dhe Beogradit të premten dhe Podgoricës të shtunë.
Në Serbi pritet në mënyrë të pashmangshme kryetarja ta përsërisë kërkesën e BE-së që Beogradi të miratojë sanksione kundër Rusisë.


