(Fragment nga kolumna e opinioistit Daut Dauti në gazetën Koha)
Në Maqedoni vazhdon hapja e do klubeve me emra “provokues” të figurave kontraverse të historisë bullgare që zgjojnë kujtimet e hidhura për maqedonasit. Jo Car Borsi, jo Vanço Mihajllovi, jo tash dhe Franc Ferdinandi. Protestat e shumta dhe disa incidente, nuk ishin një situatë që fliste se fqinjësia po zhvillohet mbarë. Sepse, as ata që i hapnin kishin ndërmend emancipimin kulturor të pakicës bullgare në Maqedoni, për deri sa nuk kishin konsideratë se si do të priten te fqinjët e tyre, e as ata që tentuan t’i ndalojnë treguan ndonjë tolerancë. Sepse e drejta e organizimit është e garantuar me ligj.
Që të mos i mbetet njolla vetëm Maqedonisë për këtë lloj animoziteti, u kujdesën autoritetet lokale të Bllagoevgradit, të cilat ndaluan klubin kulturor maqedonas që mban emrin e njërit prej themeluesve të gjuhës maqedonase, “Nikolla Vapcarov”. Sepse, siç thuhet në arsyetimin e Këshillit komunal, “Bllagoevrgradi nuk do të jetë qendër e provokimeve të këtilla propaganduese”. Në të vërtetë, në Bullgari, kësisoj ishte vepruar edhe me organizatën e njohur OMO “Ilinden”, që e trajtojnë si sajesë të UDB-ës jugosllave, përkundër vendimeve të Gjykatës së Strazburgut. Atje mohohet fare e drejta e ekzistimit të pakicës maqedonase, e lere më të lejojnë organizim në ndonjë farë forme. Bullgaria është anëtare e BE-së, apo mos e kam gabim!
Ndalimi në Bllagoevgrad, do t’u japë forcë dhe motiv edhe më të madh dy partive maqedonase që ta sjellin një ligj, të cilin e propozon VMRO-ja dhe e përkrah LSDM-ja, që të ndalohet përdorimi i emrave kontestues për themelim klubesh a shoqatash. Pse jo? Në raportet midis dy vendeve, mbase një nga parimet është reciprociteti…
Një marrëveshje për bashkëpunim dhe fqinjësi të mirë, po shfytyrohet krejtësisht dhe po bëhet karikaturë. Prandaj nuk është çudi që dikush dhe të kërkojë revidim ose anekse të saj…
Kolumna e plotë: https://www.koha.mk/shkronjat-e-paragjykuara/


