Kurti: UÇK-ja ishte e drejtë, do të dalë e pastër nga gjyqet e imponuara

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e 49-të të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, foli edhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ku tha se ajo ishte e drejtë, andaj edhe do të dalë e pastër nga gjyqet, që ai i quan, të imponuara padrejtësisht nga politikanë jolargpamës.

“UÇK-ja ishte dhe është e drejtë andaj do të dalë e pastër edhe nga gjyqet e imponuara padrejtësisht”, ka thënë Kurti në këtë mbledhje.

Ai foli edhe për deputetin e Vetëvendosjes i cili ndodhet në Hagë, Rexhep Selimi, për të cilin tha se ndihet krenar dhe uron që sa më shpejt të lirohet ai dhe të tjerët nga akuzat, sipas tij, të pabaza.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet