Selami nga Brukseli: Me Shqipërinë ndajmë të njëjtin qëllim, t’i bashkangjitemi sa më parë familjes së madhe të BE-së

Zëvendës drejtori i Drejtorisë së të ardhurave Publike, Abdulselam Selami ka njoftuar se gjatë qëndrimit në Bruksel ka takuar të drejtorin e Drejtorisë së Tatimeve të Shqipërisë, Ceno Klosin.

Selami ka njoftuar se me Klosin kanë biseduar se si dy drejtoritë sa më shpejtë të realizojnë reformat e kërkuara nga BE-ja. Thotë se dy vendet kanë një qëllim, të bashkëngjiten sa më shpejtë në familjen e madhe të BE-së.

“Në Bruksel u takuam me Drejtorin e Tatimeve të Shqipërisë z. Ceno Klosi me të cilin na ndan një qëllim dhe vizion, sa më shpejtë të realizojmë reformat dhe sa më shpejtë Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria t’i bashkangjiten familjes së madhe të Bashkimit Evropian!”, ka shkruar Selami.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet