Rusia shpall gjendje lufte në katër rajonet e pushtuara nga Ukraina

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka nënshkruar dekret duke shpallur gjendje lufte në katër rajonet ukrainase që Kremlini i ka aneksuar në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, raporton CNN.

Rajonet – Kherson, Zaporizhzhia, Donetsk dhe Luhansk – nuk janë plotësisht nën kontrollë ruse. Shtetet perëndimore e kanë dënuar aneksimin dhe kanë thënë se kurrë nuk do t’i njohin ato territore si pjesë të Rusisë.

Putini ka njoftuar për vendimin e ri gjatë takimit të Këshillit të Sigurimit të Rusisë.

“Në këtë aspekt, më lejoni t’u kujtojë se në Republikën Popullore të Donetskit, Republikën Popullore të Luhanskut, si dhe në rajonet e Khersonit dhe Zaporizhzhias, gjendja e luftës ishte në fuqi para bashkimit të Rusisë. Tash duhet ta formalizojmë këtë regjim brenda legjislaturës ruse. Për këtë arsye, kam nënshkruar gjendjen e luftës në këto katër subjekte të Federatës së Rusisë, kështu që menjëherë do t’i dërgohet Këshillit Federal”, ka thënë Putin.

Putini ka thënë se do t’i japë fuqi shtesë gjithë liderëve lokalë në rajonet ruse. Ndërsa ka nënshkruar edhe një dekret të dytë për të bërë kufizime në rajonet ruse në afërsi të kufirit me Ukrainën.

Në këtë dekret përfshihet kufizimi brenda dhe jashtë lëvizjeve nga rajonet e pushtuara nga Ukraina, por edhe ato kufitare me Ukrainën. Krasnodari, Belgorodi, Bryansku, Voronezhi, Kursku dhe Rostovi, si dhe Krimea e Sevastopoli, të pushtuara nga Rusia në vitin 2014, janë të përfshira në këto kufizime.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet