Grubi uron stafin e Spitalit të Qytetit: Për gjashtë dekada ka qenë dhe vazhdon të jetë në shërbim të nevojave të qytetarëve

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi cilësuar si storje suksesi Spitalin e Qytetit të Shkupit i cili sipas Grubit për gjashtë dekada me rradhë është duke funksionuar në mënyrë profesionale në shërbim të nevojave shëndetësore të qytetarëve të vendit.

I shoqëruar nga ministra të kabinetit dhe kolegë nga Qeveria Grubi thotë se në mënyrë solemne u shënua ky përvjetor.

“Storje suksesi mbi të cilën reflektuam sot në akademinë solemne për shënimin e këtij jubileu, ku sëbashku me kolegët ministra shprehëm mirënjohje ndaj gjeneratave që ndër vite kanë punuar në këtë spital, përgëzuam udhëheqësinë aktuale, stafin mjekësor dhe të gjithë të punësuarit duke ju dëshiruar vazhdimësi suksesesh dhe punë efikase në shërbim të mirëqenies shëndetësore të qytetarëve”, ka shkruar Grubi.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet