Disa muaj më parë, ai ankohej nga një sëmundje e rëndë, por i riu i FC Shkupi, Besnik Ferati dhe familja e tij sot nga mjekët kanë marrë lajmin e madh. Rezultatet janë pozitve dhe Besniku është shëruar plotësishtë.
Besnik Ferati ka lënë prapa tij sëmundjen e rëndë nga e cila ankohej muaj më parë. Këtë informacion e ka konfirmuar faqja zyrtare e klubit të Shkupit po edhe vëllau Besnikut.
Ky po që mund të cilësohet si një lajm i madhë në të njëjtën kohë edhe i gëzueshëm për familjen Ferati.
Postimi i F.C. Shkupit
“Ju njoftojmë se futbollisti jonë Besnik Ferati me sukses ka kaluar rehabilitimin dhe pritet së shpejti të filloj me stërvitje”, shkruajnë tek Shkupi.
Nga ana tjetër, vëllau i Besnikut, Bajrami ka falënderuar të gjithë ata që ndihmuan dhe qëndruan afër tyre gjatë këtyre muajve
Postimi i plotë i vëllait të futbollistit, Bajram Ferati:
Sot ësht një dit e madhe per Familjen ton që me padurim murem rezultatet për sherimin plotesisht të Vllaut ton Besnik Ferati. Dua ti pershendes Gjith dashamirt qe na ndihmuan që nga fillimi deri në mbarim për hir të Allahut.
Presidentin Olgun Ajdi, Omer Bunjaku, Emir Shabani, FC SHKUPIT, dr.Dugagjin Osmanin, Artan Dika. Menaxherin Haris Fakic i cili në gjdo sekond moralisht na ka perkrahu, dashamirin ton Ertan Demiri dhe shum e shum dashamir familjar, po duhet ta veqoj Doktorin me meritorin per gëzimin qe na solli DR.Gazmend Hamzaj i cili ishte personi që beri sherimin qe nga dita e par deri në fund me ndihmen e Allahut. Allahu ju rujt juve famijet tua ju pafsha sa ma mir krejtve me respekt Familja Ferati.


