Ministrja Petrovska takon presidentin slloven, Pahor

Shkup, 17 tetor – Ardhmëria e Ballkanit Perëndimor, e cila ngushtë është e lidhur me strukturat evropiane dhe euro-atlantike, posaçërisht në dritë të realitetit të ri gjeopolitik, rreziqet aktuale të sigurisë, të cilat dalin nga agresioni rus ndaj Ukrainës dhe detyrimi nga efektuimi i ambicjes së projektuar të BE-së si aktor global, kanë qenë në fokus të bisedave në takimin e sotëm të ministres së Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska dhe presidnetit të Sllovenisë, Borut Pahor në Lubjanë.
“Maqedonia e Veriut dhe Sllovenia janë të bashkuara në vlerat dhe parimet të cilat garantojnë siguri dhe prosperitet për rajonin, por edhe për kontinentin evropian. Të dy vendet miqësore kanë angazhime identike për paqe, liri dhe demokraci. Të dy vendet kanë të kaluar të përbashkët, por edhe më me rëndësi – aktualitet dhe ardhmëri të përbashkët, si pjesë e aleancës më të fuqishkme ushtarako-politike, NATO. Shtetet tona janë bashkarisht të përkushtuar në garantimin e ardhmërisë së sigurtë, demokratike dhe prosperuese për qytetarët e tyre. E këtë do ta arrijmë vetëm nëse bashkëpunojmë, ndihmohemi mes vete”, konkluduan Pahor dhe Petrovska në takimin, kumtuan nga MM.
Ata e kanë dënuar agresionin rus ndaj Ukrainës dhe kanë porositur se kjo është goditje ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe shkelje serioze e parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare. Siç qëndron në kumtesën e MM-së, bashkëbiseduesit u pajtuan edhe se nevojitet armëpushim urgjent dhe zgjidhje e të gjitha çështjeve të hapura përmes rrugës diplomatike.
Pahor theksoi se Sllovenia në vazhdimësi është përkrahës i fuqishëm i Maqedonisë së Veriut, vazhdimisht angazhohet për përshpejtimin e integrimit të Maqedonisë së Veriut dhe të vendeve nga Ballkani Perëndimor në BE.
Preisidenti slloven e ka përshëndetur zhvillimin e ngjarjeve në kontekst të afrimit të Maqedonisë së Veriut në BE dhe ka shprehur kënaqësi që pas aq viteve Maqedonia er Veriut ka perspektivë të qartë dhe të fuqishme evropiane

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet