Lubjanë, 17 tetor – Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska së bashku me delegacion nga Ministria dhe Armata, në ftesë të ministrit slloven të Mbrojtjes, Marjan Sharec, sot dhe nesër do të qëndrojnë për vizitë zyrtare në Republikën e Sllovenisë.
Gjatë vizitës, ministrja Petrovska do të ketë takim me ministrin Sharec, pas çka do të mbahen edhe bisedime bilaterale midis dy delegacioneve, kumtoi MM-ja.Petrovska sot në Lubjanë, do të takohet edhe me presidentin e Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor, ndërsa do të ketë fjalim edhe në ceremoninë me rastin e pranim-dorëzimit të eksponatit muzeal – top kundërajror nga prodhimi gjerman nga Lufta e Dytë Botërore, të cilën Maqedonia e Veriut ia dorëzoi Sllovenisë, ngjarje që do të realizohet në Parkun e historisë ushtarak në Pivka.
Gjatë vizitës, ministrja Petrovska do të marrë pjesë në stërvitje në Bazën e aiacionit të Forcave të armatosura të Sllovenisë në Cerklje ob Krki dhe do ta vizitojë Shkollën rajonale për operacione ajër-tokë.


