Ka filluar mbledhja e Kuvendit Qendror të Bashkimit Demokratik për Integrim.
Kreu I BDI-së, Ali Ahmeti tha se duhet që të gjithë të jemi të vetëdijshëm për krizën globale e cila po ndodh, e që në veçanti po e përjeton edhe Europa, raporton indeks.mk
Ai u shpreh optimist se gjërat do të rregullohen, duke aluduar në atë së Maqedonia e Veriut është vend anëtar i NATO-s dhe tashmë po përjeton dhe skriningun në BE.
Ahmeti u shpreh se duhet luftuar korrupsioni dhe gjitha fenomenet negative që mund të penalizojnë vendin.
Lideri I BDI-së u shpreh se partia e tij është bartëse e proceseve madhore, subjekt i cili për 20 vite ka ngjallur shpresë, avansim dhe miratim të shumë proceseve në të mirë të shtetit.
Ahmeti u deklarua dhe rreth ndryshimeve kushtetuese që duhet të ndodhin me propozimin francez, duke u treguar opitimist se propozimet do të miratohen dhe do të tregohet frymë evropiane./indeks.mk/


