“Ministrat e BDI-së janë ndër më aktivët dhe çdo ditë raportojmë para qytetarëve” theksoi ministri i ekonomisë dhe anëtar i BDI-së, Kreshnik Bekteshi mbrëmë në emisionin “Vetëm Intervistë” në Kanal5.
Ai ka folur edhe për takimin e fundjavës të organeve më të larta të BDI-së, ku ministrat do të japin llogaridhënie, pas kërkesë së të ashtuquajturit “Grupi i zjarrit”.
“Nuk pres ndonjë eskalim, unë do të raportoj para organeve partiake, dhe më e rëndësishmja para qytetarëve. Ministrat e BDI-së janë më aktivët në Qeveri. Ndërsa Ahmeti tanimë 20 vite është lideri i padiskutueshëm, që ka treguar se i mendon të mirën shtetit”, deklaroi Bekteshi. (INA)


