AZGJ-ja merr pjesë në shënimin e 50 vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

Me ftesë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (AShSh), drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës të RMV-së (AZGj), Ylber Sela qëndroi në Tiranë për të marrë pjesë në aktivitetet e shënimit të 50-vjetorit të Akademisë.

Aktivitetet filluan me vendosjen e buqetave me lule te bustet e akademikëve themelues, Aleks Buda dhe Eqrem Çabej.

Më pastaj, drejtori Sela ndoqi konferencën jubilare kushtuar 50-vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave në sallën plenare të Kuvendit të Shqipërisë.

Gjatë shënimit të këtij 50-vjetori, drejtori Sela u prit edhe nga presidenti, Bajram Begaj, në mjediset e institucionit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë./indeks.mk/

 

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet