Dështimet e njëpasnjëshme të Bilall Kasamit në njëvjeçarin e parë në krye të Tetovës

Ka mbetur vetëm edhe një muaj që të mbushen plot një vit që nga koha kur Bilall Kasami mori mandatin e të parit të Tetovës, kohë e mjaftueshme për të bërë një rekapitulim i premtimeve dhe realizimeve.

Në kohën e fushatës parazgjedhore ai dhe ekipi i tij zotoheshin para qytetarëve për transparencë, llogaridhënje dhe me plot bindje dhe gojë, premtonte depolitizimin të organeve komunale.

(DE) POLITIZIMI I ORGANEVE KOMUNALE

Gjatë fushatës zgjdhore, Bilall Kasami thoshte se me ardhjen e tij në komunë, nga puna do të largohen “militantët” e partive që janë punësuar pa meritë.
Kjo, ashtu siç kishte premtuar, edhe ndodhi… Me të marrë udhëheqjen, Kasami duke shkelur privatësinë e shumicës së të punësuarve, publikoi lista me emra të individëve që deri para ardhjes së tij në komunë kanë marrë rroga. Nuk përtoi fare që shumicën prej emrave të publikuar, edhe t’i largojë nga puna duke ua ndërprerë kontratat …

Duket se gjithçka bëri siç kishte premtuar, por çfarë ndodhi pastaj?
Me të liruar ca vende pune, kreu aktual i Tetovës filloi zëvendësimin e tyre me militant të Lëvizjes Besa. Gjithë “departizimi” na kishte qenë aty: t’i zëvendësoj vendet e punës nga aktivistët e partive tjera, me të partisë së tij! Por, transparenca dhe llogaridhënia e premtuar para qytetarëve, u harrua krejtësisht. Sepse, ndonëse e publikoi listën e kundërshtarëve, Kasami ngurronte ta publikojë listën e militantëve të Besës të cilët me të ardhur në komunë i kishte punësuar.

Indeks.mk ishte mediumi i parë që zbuloi “të vërtetën” që Kasami e fshihte me “mish e shpirtë”. Portali ynë, ekskluzivisht siguroi listat të cilat Kasami I kishte kthyer në “top secret” dhe fshiheshin nga sytë e qytetarëve. Në ato lista figuronin afërsisht ose mbi 200 militant të Lëvizjes Besa që merrnin rroga nga Komuna e Tetovës.

PROBLEMI ME PARKINGJET DHE KAOSI URBANISTIK

Në fushatën e vitit 2021 Bilall Kasami premtonte se me ardhjen e tij në Komunë do të zgjidhet një herë e përgjithmonë problemi me mungesën e vend-parkimeve, do të ndërtohen parkingje në kate dhe se deri në zgjidhjen e problemit, parkimi në Tetovë do të jetë pa pagesë.

Por, Kasami ka dështuar të zgjidhë këtë problem edhe një vit pasi mori mandatin. Brenda pak muajve, ai lëre që nuk e bëri parkingun pa pagesë, por e dyfishoi çmimin e tij.
Javën që lamë pas, policia e Tetovës raportoi se një i moshuar është sulmuar fizikisht nga fqinjtë e tij shkaku i mungesës së hapësirave për parkim. Rrëmuja që ka krijuar me moszgjidhjen e problemit, reflektohet pra edhe në nervozen e qytetarëve të cilët sillen rreth e rrotull rrugëve për të gjetur një vend të lirë, sa për ilaç!

Duke dashur të gjejë “zgjidhje” afatshkurte, Kasami uzurpoi trotoaret duke krijuar parkingje zonale të cilat gjithashtu janë me pagesë. Por kjo iniciativë u kundërshtua ashpër nga aktivist të shoqërisë civile të cilët me dëshmitë që sillnin thoshin se vendimi i Kasamit për më tepër, është edhe i kundër-ligjshëm.

QENTË ENDACAKË

Në fushatë, Kasami poashtu u premtonte qytetarëve se me ardhjen e tij në komunë, Tetova nuk do të ketë më problem me qentë endacakë, por edhe ky premtim ende nuk është përmbushur, edhe pse po bëhen një vit e tepër nga kur Kasami mori postin e kryetarit.
Nuk ka ide, mundësi, mjete…çka është në pyetje? Apo edhe ky problem ishte një temë sa për sy e faqe, për të mbushur listën e platformës, për të lënë përshtypje para qytetarëve?!
Mediat shpesh herë kanë raportuar se qytetarë të shumtë nga Tetova brenda këtij viti kanë qenë pre e sulmeve nga qentë endacak.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet