Në seancën e 86-të, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka marrë dy vendime të rëndësishme për dy fshatrat e Komunës së Likovës, duke miratuar nformacionin për prokurimin publik shumëvjeçar për financimin e aktiviteteve për furnizim me ujë në vendbanimin Nikushtak – rrjeti shpërndarës me kyçje në sistemin e furnizimit me ujë në Likovë dhe Informacioni për prokurimin publik shumëvjeçar për financimin e aktiviteteve për furnizim me ujë në vendbanimin Vishticë – rrjeti kryesor i ujësjellësit me shahtë lidhëse në sistemin e furnizimit me ujë në Likovë.
Sipas informacioneve, janë siguruar edhe mjetet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinorë për vitin 2023, të nevojshme për përfundimin e dy rrjeteve të ujësjellësit, me të cilët të dy fshatrat nga komuna e Likovës do të kyçen në sistemin rajonal të furnizimit me ujë.


