VIDEO/ Ramadani: Është mirë që ASH-ja të bëhet pjesë e Qeverisë, assesi VMRO dhe Levica

Ish deputeti i Partisë për Prosporitet Demokratik, Ismet Ramadani, njëherit edhe njohës i rrethanave politike, në një prononcim për indeks.mk ka folur për mundësinë e zgjërimit të shumicës parlamentare dhe ftesën e kryeministrit drejtuar partive parlamentare që të bëhen pjesë e shumicës.

Deklaroi se kjo ftesë është për të vazhduar rrugën euro-integruese të vendit.

Ramadani foli edhe për mundësinë që kësaj ftese ti përgjigjet pozitivisht partia opozitare shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe kreu i saj, Arben Taravari.

Shtoi se pjesë e shumicës së zgjëruar në asnjë mënyrë nuk duhet të bëhen VMRO-ja dhe “E Majta” sipas tij ekstreme për shkak të gjuhës dhe veprave anti-BE dhe anti-shqiptare.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet