9 milion euro investime/ Bekteshi: Edhe 300 vende të reja të punës në Tetovë

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi së bashku me zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubi kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe kryeministrin Kovaçevski kanë marrë pjesë në prezentimin dhe nënshkrimin e Marrëveshnes për investimin e ri të kompanisë gjermane KIEL. Në zonën e lirë ekonomike të Tetovës.

“Investimi i kompanisë KIEL po dëshmon që përpjekjet tona që po i bëjmë si Qeveri për tërheqjen e investitorëve të huaj dhe sigurimin e klimës më të mirë të biznesit për kompanitë po e japin rezultatin e vet dhe kjo kompani pritet të investojë afër 9 milion euro dhe të krijohen 300 vende të reja pune”, ka shkruar Bekteshi.

Shton se , investitorët e huaj dallojnë në Maqedoninë e Veriut një partner të sigurt dhe mundësi për realizim afatgjatë të planeve të tyre, edhe përkundër krizës së kovidit, dhe krahas krizës energjetike që e përfshiu gjithë Evropën.

“Kjo do të paraqesë zhvillim të ekonomisë lokale, si dhe përmirësim të standartit të qytetarëve.Dua të përgëzoj menaxhmentin e Kiel Maqedonia që janë vizionarë në planet e tyre për rritje, dhe që në Qeverinë shikojnë partnerin për realizimin e investimeve të tyre”, njofton Bekteshi.