8 prilli, dita kur romët fituan një emër në gjithë botën, gjuhën zyrtare, flamurin dhe himnin

 -Në vend të emrave të ndryshëm për këtë popull: “ciganë”, “chingene”, “zhitan”, “acingan”, “xhipsi” etj., nga 8 prilli 1971, në mbarë botën, ky popull filloi të njihet si ROMË. Vendimi për të shpallur 8 Prillin Ditën Botërore të Romëve u mor në Kongresin e Katërt Botëror të Romëve, i cili u mbajt në vitin 1990 në Poloni, i cili do të festohet në mbarë botën për çdo vit.

SHKRUAN: ELVIS AJDAR

Një nga datat më të rëndësishme historike për bashkësinë rome është 8 Prilli 1971. Kjo është data kur u mbajt Kongresi i Parë Botëror i Romëve, nga data 8-12 prill në Londër. Përfaqësues romë nga 14 vende u takuan në kongres.

Në kongres u morën disa vendime të rëndësishme, duke përfshirë si vijon:

  • Flamuri i romëve (në gjuhën rome: Ostuago e Romengo)
  • Himni zyrtar (në gjuhën rome: Romani anthem)
  • Gjuha zyrtare rome (Romani çip)

Flamuri Rom është një flamur i njohur ndërkombëtarisht i popullit rom. Dhe përbëhet nga ngjyra e gjelbërt, e cila simbolizon tokën, ngjyra e kaltërt simbolizon qiellin, ndërsa rrota e kuqe në mes të flamurit përfaqëson udhëtimet dhe migrimin e romëve.

Himni zyrtar u bë kënga e famshme “Xhelem, xhelem”, që në përkthim do të thotë “Po bredh, po bredh”. Ky himn tashmë njihet në shumë vende si një nga simbolet e romëve.

Gelem, gelem, lungone dromensa

Maladilem bahtale Romensa

A Romale, katar tumen aven,

E tsarentsa bahtale dromensa?

A Romale, A čhavale

Sas vi man jekh bari familija,

Mudardas la e Kali Legija

Aven manca sa lumnjake Roma,

Kai putardile e Romane droma

Ake vriama, ušti Rom akana,

Amen khutasa mišto kai kerasa

A Romale, A čhavale

Puter Devla le parne vudara

Te šai dikhav kai si me manuša

Pale ka džav lungone dromendar

Thaj ka phirav bahtale Romensa

A Romalen, A čhavalen

Opre Rroma, si bakht akana

Aven manca sa lumnjake Roma

O kalo muj thaj e kale jakha

Kamav len sar e kale drakha

A Romalen, A čhavalen.

Në kongresin e parë u shpall, pra u zyrtarizua gjuha rome (romani çip). Kjo vjen nga fjala rome “rom”, që do të thotë ose “anëtar i një grupi rom” ose “bashkëshort”.

 

Numbers Sanskrit Hindi Bengali Romani Domari Lomavren Greek Persian Sinhala Latin
1 éka ek ek ekh, jekh yika yak, yek éna yak, yek eka ūnus, ūna, ūnum
2 dvá do dui duj lui dýo du, do deka duo, duae, duo
3 trí tīn tin trin tærən tərin tría se thuna/thri trēs, tria
4 catvā́raḥ cār char štar štar išdör téssera čahār hathara/sathara quattuor
5 páñca pā̃c panch pandž pandž pendž pénte pandž paha quīnque
6 ṣáṭ chah chhoy šov šaš šeš éxi šeš haya/saya sex
7 saptá sāt sāt ifta xaut haft eptá haft hata/satha septem
8 aṣṭá āṭh āṭh oxto xaišt hašt októ hašt ata octō
9 náva nau noy inja na nu ennéa noh nawaya novem
10 dáśa das dosh deš des las déka dah dahaya decem
20 viṃśatí bīs bish biš wīs vist eíkosi bist wissa vīgintī
100 śatá sau eksho šel saj saj ekató sad siiya/shathakaya centum

 

Gjithashtu   termi “rom/ë”   është shpallur edhe emër zyrtar i romëve. Në vend të emrave të ndryshëm për këtë popull: “ciganë”, “chingene”, “zhitan”, “acingan”, “xhipsi” etj., nga 8 prilli 1971, në mbarë botën, ky popull filloi të njihet si ROMË

 

Në   Kongresin   e   Katërt Botëror   të   Romëve,   mbajtur   në   vitin  1990   në   Poloni, u   vendos   që              8 Prillin Ditën Botërore të Romëve u mor në Kongresin e Katërt Botëror të Romëve, i cili u mbajt në             vitin 1990 në Poloni, i cili do të festohet në mbarë botën për çdo vit.

 

Romët janë një popull me origjinë indo-evropiane, të shpërngulur në të gjithë botën dhe nuk kanë shtetin e tyre amë. Numri i romëve është rreth 12 milionë, por disa pohojnë se ky numër është vetëm në Evropë. Përveç në R.Maqedonisë së Veriut, romët më së shumti gjenden në Turqi, Rumani, Spanjë, Hungari, Bullgari dhe në vende të tjera evropiane por ka edhe në Amerikë.

Vendosjet e para të romëve në Republikën e Maqedonisë datojnë që nga mesjeta shekulli XIV.

Sipas regjistrimit të fundit të vitit 2002, përfaqësimi i romëve në popullsinë e përgjithshme në Maqedoni është përafërsisht 2.66% (53,879), duke i bërë romët bashkësinë e katërt më të madhe etnike në vend (pas maqedonasve, shqiptarëve dhe turqve).

Në suaza të Dekadës së Romëve nga viti 2005-2015, në të cilën Maqedonia ishte përfshirë që nga fillimi. U miratuan planet aksionare kombëtare në fushat me prioritet për arsim, punësim, shëndetësi dhe strehim.

Gjë që kontribuoi në përmirësimin shtesë  të gjendjes  së romëve në këto fusha, veçanërisht në fushën e arsimit.

Sot, romët gëzojnë të gjitha të drejtat njerëzore në R. Maqedoni së Veriut. Pluralizmi kontribuoi në formimin e 8 partive politike.

Për sa i përket sektorit civil, romët poashtu kanë edhe organizata joqeveritare dhe nëpërmjet aktiviteteve të tyre marrin edukim joformal, ngritje të vetëdijes, ndihmë në realizimin e të drejtave të ndryshme etj.

Ekzistojnë organizata joqeveritare të cilat si qëllim kryesor në aktivitetet e tyre është kultura dhe folklori rom. Këto organizata joqeveritare ruajnë dhe prezantojnë kulturën rome përmes manifestimeve të ndryshme kulturore dhe botimeve.

(Autori është nëpunës në Ministrinë e Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Midis Bashkësive të Qeverisë së RMV-së)

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet