Me moton Tetova feston Pavarësinë u organizua një aktivitet letrar të titulluar “Ora e Pavarësisë” për nder të Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Pjesëmarrës ishin poet nga Tetova, Gostivari, Italia. Organizatore e këtij eventi letrar ishte potesha tetovare Sadije Aliti. Këtë aktivtet në emër të Komunës së Tetovës e përshëndeti Nazmi Dauti, i cili theksoi se kjo datë shënon historinë më të re të Kosovës, histori e cila është paguar shtrenjtë me gjakun e dëshmorëve dhe të rënëve për liri. Profesori universitar, dr.Isak Sherifi, historian prezentoi një fjalim rasti dhe në mënyrë kronologjike përmendi datat më të rëndësishme e më të veçnata të rrugëtimit të shtet-bërjes së Kosovës, rrugëtim i gjatë dhe i mbushur me plot lavdi. U lexua edhe telegram urimi i dërguar nga Ambasada e Kosovës në Shkup, që kishin dërguar në pamundësi për të marrë pjesë nga agjenda e ngjeshur për manifestimet e pavarësisë.
“Kjo datë e rëndësishme, me një aktivitet simbolik e artistik të shënohet edhe në Tetovë, të titulluar “Ora e Pavarësisë ”, me një simbolikë të numrit 17, që shënon datën e 17 Shkurtit, në ora 17.17, të lexojnë poezitë e tyre 17 poet pjesëmarrës. Historia shqiptare, ndër shekuj dëshirën për liri dhe pavarësi të popullit shqiptar e ka shënuar me gjakun e dëshmorëve e të rënëve, të pishtarëve të dritës që e deshën më shumë atdheun se jetën, duke i nderuar e duke i kujtuar është më e pakta që mund të bëjmë ”- theksoi Sadije Aliti.
Vargjet e tyre poetike i lexuan: Sadije Aliti, Behare Neziri, Rrezeartë Samiu, Ejup Ajdini, Daim Iljazi, Adem Abdullahu, Rami Kamberi, Jusufzija Ademi, Bajramali Selimi, Lirim Alija, Merita Isaku, Amra Memeti, Blendiana Nuredini, etj. Ky aktivitet u përkrah edhe nga kryesia e Shoqatës së shkrimtarëve Oeneum dhe të dashamirëve të fjalës së shkruar. Për përkujdesje artistike me pika muzikore në violin dhe kitarë u prezentuan Olti dhe Oreli Esati ndërsa për fotografim dhe inçizim Himedia, Ilir Hasani. Finasiarisht aktivitetin e përhrkahën Barnatorja “Dua farm” në Tetovë dhe Zyra për kontabilitet “M-acount” në Tetovë .