Përfundon çështja e marrëveshjeve për shitblerje për mbi 40 familje të cilët rreth dy dekada nuk kanë arritur të jenë pronarë të banesave të cilat nga fondet e ish “JNA”-së u ishin dhuruar pjesëtareve të Armatës.
Për shkak të çështjeve administrative, pritet zgjidhja edhe për dhjetëra familje të tjera. Zgjidhje për këtë ofroi Ligji për shërbim në armatë i miratuar rreth një viti më parë i cili ishte iniciuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.
Pjesëtarët e armatës theksojnë se marrëveshjet që sot janë në duart e tyre nuk paraqesin vetëm dokument, por një çështje jetësore e cila gjatë gjithë kohës i tangonte ata.