’33 persona u vranë në Pejë’, Prokuroria Speciale zbardh detaje për serbin e arrestuar në Hungari

Prokuroria Speciale ka konfirmuar arrestimin e një serbi të dyshuar për krime lufte.

Në një komunikatë për media, Prokuroria ka njoftuar se S.S është ndaluar, shkruan Syri.net Kosova.

LEXO EDHE:
Një këshilltare e re i bashkohet kabinetit të presidentes Osmani
Gjithashtu, kjo prokurori ka nxjerrë aktvendim për fillimin e hetimit për shkak se ai dyshohet se gjatë periudhës kohorë 26 mars deri 28 maj të vitti 1999 ka marrë pjesë në kryerjen e veprave penale që ndërlidhen me krimet e luftës.

Ai ka marrë pjesë në sulmet kundër popullatës civile shqiptare në lagjen “Kristal” në Pejë, ku janë vrarë 33 persona në atë periudhë kohore.

Komunikata e plotë:

ME URDHËR TË PROKURORISË SPECIALE NDALOHET NJË PERSON I DYSHUAR PËR KRIME LUFTE

Prishtinë, 18 tetor 2022 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton opinionin publik se në Budapest të Hungarisë, sipas Urdhër arrestit Ndërkombëtar të kërkuar nga kjo prokurori, është ndaluar personi me inicialet S.S., i nacionalitetit serb.

Prokuroria Speciale njofton se ndaj S.S., është nxjerrë Aktvendim për fillimin e hetimit për shkak që i njëjti dyshohet se në periudhën kohore 26 mars deri më 28 maj 1999, ka marrë pjesë aktivisht në kryerjen e veprave penale që ndërlidhen me krimet e luftës, ashtu që i njëjti ka marrë pjesë në sulmet kundër popullatës civile shqiptare në lagjen “Kristal” në Pejë, me ç’rast janë vrarë tridhjetetre (33) persona gjatë sulmeve të kryera në këtë periudhë kohore.​

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet