Regjistrohen 738 tentativa për kalimin e kufirit drejt BE-së
Hungaria mbetet rruga kryesore për emigrantët pa dokumente kryesisht nga Afganistani, Siria, Pakistani, Maroku dhe India që përdorin shtetet e Ballkanit Perëndimor për të vijuar më tej rrugën drejt BE-se me ndihmën e kontrabandistëve.
Gjatë vitit të kaluar është shënuar një mesatare ditore prej 738 tentativash për kalimin e kufirit me Serbinë e më tej drejt BE-së.Në total numri i refugjatëve kryesisht nga lindja e mesme të kapur në përpjekje për të hyrë ilegalisht në Hungari vitin e kaluar kapi shifrën e 270,000 personave.
Numri i kontrabandistëve të mbajtur në burgjet hungareze është 2500, të cilët janë shtetas të 73 vendeve të ndryshme. Rojet kufitare hungareze janë ndihmuar nga 237 policë çekë, 70 austriakë, 50 turq dhe 39 sllovakë përgjatë kufirit me Serbinë.
Ka pasur 265 raste kur emigrantët kanë sulmuar dhunshëm rojet e patrullës hungareze përgjatë kufirit serb, si pasojë e të cilave janë lënduar 29 trupa dhe 12 policë.
Që nga fillimi i vitit të kaluar deri në gusht, gjithsej 145,000 hyrje të paligjshme janë regjistruar në kufirin hungarez ku krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021, numri është rritur me 57 mijë emigrante te paligjshëm.
Qeveria hungareze e ka krahasuar situatën me atë të regjistruar gjatë krizës së migracionit të vitit 2015, kur një numër i madh emigrantësh të paligjshëm arritën në Hungari përmes rrugës së Ballkanit Perëndimor.
Klan News


