25 vrasjet e Harry-t, reagon lideri i lartë i talebanëve: Krim kundër njerëzimit

Pas deklaratës së princ Harry-t se ai ka vrarë 25 luftëtarë gjatë periudhës që shërbente në Afganistan, ka reaguar një udhëheqës taleban.

Sky News shkruan Anas Haqqani, një ndihmës i lartë i ministrit të brendshëm taleban i është përgjigjur princit duke thënë se ata që ka vrarë janë njerëz jo ‘gurë shahu’.

Haqqani shkruan: Zoti Harry! Ata që vratë nuk ishin gurë shahu, ata ishin njerëz, ata kishin familje që prisnin për kthimin e tyre. Megjithatë nuk ka shumë si ju, që arrijnë të pranojnë krimet e luftës.

Një tjetër zyrtar taleban i quajtur Suhail Shaheen e ka quajtur krim kundër njerëzimit atë që princ Harry ka bërë.

“Ata ishin luftëtarë të lirisë së vendit të tyre, ju ishit pushtues. Kauza e tyre ishte legjitime. Ata ishin heronj të popullit, por ju ishit armiku i tyre“-tha ai për Sky News.
Shaheen shtoi se Harry duhet të shkojë në gjykatë për ato krime.

Kujtojmë se Harry ka bërë bujë me librin e tij “Spare” ku ndan rrëfime nga jeta e tij e adoleshencës, marrëdhëniet me familjarët dhe shumë ndodhi të tjera të cilat nuk ishin thënë deri më sot për pallatin mbretëror./tvklan.al

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet