Sot bëhen 25 vjet nga dalja e parë në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
28 Nëntori nuk shënon vetëm festën e Ditës së Flamurit. Në këtë ditë, Kosova kujton daljen e parë në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 28 nëntor të vitit 1997, në fshatin Llaushë të Skenderajt, në varrimin e mësuesit të shkollës së Laushës, Halit Geci, i cili ishte vrarë nga forcat serbe.
Në varrimin e tij, si ushtarë të UÇK-së, për herë të parë para opinionit publik, ishin paraqitur Rexhep Selimi, Daut Haradinaj dhe Mujë Krasniqi.
Deklarata e UÇK-së për paraqitjen e saj të parë publike u përgatit nga vetë ushtarët e saj.