20 vjetori i BDI, zëvendës ministri Nuhiu: Kontribut i jashtëzakonshëm për etatizmin shtetëror dhe vlerat kombëtare të shqiptarëve në drejtësi

20 vjet përkushtim dhe barazi në të gjitha sferat e shoqërisë, që nga arsimi e kultura, gjuha shqipe, ekonomi e financa, mbrojtje e siguri e deri tek politika e jashtme. Me rastin e 20 vjetorit të BDI-së, zëvendës ministri Nuhiu thekson se BDI nëpërmjet përfaqësuesve të saj politik në Ministrinë e Drejtësisë ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në dy fusha të rëndësishme, për etatizmin shtetëror dhe për vlerat kombëtare të shqiptarëve brenda këtij dikasteri.

“Për dy dekadat që lëmë pas, BDI nëpërmjet përfaqësuesve të saj politik në Ministrinë e Drejtësisë ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në dy fusha të rëndësishme, për etatizmin shtetëror dhe për vlerat kombëtare të shqiptarëve brenda këtij dikasteri. Votimi i dyfishtë gjatë përzgjedhjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve nga ana e institucioneve dhe organeve kompetente është vlerë që siguron jo vetëm barazinë dhe mosdiskriminimin por edhe mundësinë e shanceve dhe rezultateve të barabarta dhe mbrojtjen nga çdo majorizim gjatë procesit të përzgjedhjes së kuadrit në gjyqësor dhe prokurori”, ka deklaruar kështu zëvendës ministri Nuhiu.

https://fb.watch/doNa1qUPoV/

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet