Bashkimi Demokratik për Integrim sot në Shkup ka shënuar 20 vjetorin e themelimit si subjekt politik, me të ftuar të shumtë nga të gjitha sferat në vend. Me këtë rast, kryetari i BDI-së z. Ali Ahmeti ka mbajtur fjalim rasti duke elaboruar gjithë këtë rrugëtim dy dekadësh me plot sukses dhe sfida të cilat i ka tejkaluar me fitore në të gjitha ciklet zgjedhore për 20 vite me rradhë.
Të gjithë bashkarisht i gëzohen:
PAQES,
pajtimit,
zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit,
barazisë dhe drejtësisë,
demokracisë koncensuale,
integrimit të brendshëm, rajonal dhe atij euroamerikan
si dhe të ardhmes, agjendës së blertë.
Paqa dhe Pajtimi në vendin tonë u arrit në bashkëpunim me partitë politike maqedonase nëpërmjet të marrjes së përgjegjësisë së përbashkët për zbatim të Marrëveshjes së Ohrit dhe arritjen e pajtimit përfundimtar midis komuniteteve.
Pas paqës dhe pajtimit, punuam për BARAZINË e cila erdhi nëpërmjet simboleve kombëtare, gjuhës zyrtare, përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, ndarjes teritoriale, universitetit, dhe jo vetëm USHT, por edhe UNT si rezultat i vullnetit, pajtimit dhe i reflektimit.
Barazia u avansua në DEMOKRACI KONSENSUALE e cila u arrit nëpërmjet shumicës së dyfishtë të Badinterit, dakordimit konsensual të buxhetit, vendimmarjes në Qeveri dhe Kuvend, parandalim të majorizimit dhe margjinalizimit, afirmimit të diskriminimit pozitiv, kandidatura të përbashkëta konsensuale për President, Kryetar Kuvendi dhe së fundmi edhe për Kryeministër të vendit tonë të përbashkët.