20 vjetori i BDI/ Ahmeti: Europa nuk është në paqe të plotë pa Ballkanin Perëndimor

Bashkimi Demokratik për Integrim sot në Shkup ka shënuar 20 vjetorin e themelimit si subjekt politik, me të ftuar të shumtë nga të gjitha sferat në vend. Me këtë rast, kryetari i BDI-së z. Ali Ahmeti ka mbajtur fjalim rasti duke elaboruar gjithë këtë rrugëtim dy dekadësh me plot sukses dhe sfida të cilat i ka tejkaluar me fitore në të gjitha ciklet zgjedhore për 20 vite me rradhë.

 

Të gjithë bashkarisht i gëzohen:

 

PAQES,

 

pajtimit,

zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit,

barazisë dhe drejtësisë,

demokracisë koncensuale,

integrimit të brendshëm, rajonal dhe atij euroamerikan

si dhe të ardhmes, agjendës së blertë.

 

Integrimi rajonal vijon me INTEGRIMIN në vlerat EUROAMERIKANE dhe komunitetin EUROATLANTIK.

 

Sot jemi vend anëtar i NATO-së dhe kemi dritë jeshile për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Prandaj, në prag të hapjes së negociatave për anëtarësim në BE, zgjedhjet nuk janë zgjidhje dhe bojkotet pengojnë këtë rrugëtim.

 

Ne duhet të punojmë për epilog pozitiv me fqiun tonë Bulgarinë për kontestin tonë bilateral dhe të ngushtojmë hapësirat për veprim të agjendave në vend e rajon që nuk përkojnë me përcaktimet tona perëndimore.

 

Nga mbyllja e menjëhershme e këtij kontesti do të përfitonte komuniteti bullgar në vendin tonë, rajoni dhe Europa, por gjithmonë pa e cënuar identitetin kombëtar e gjuhësor të bashkëqytetarëve të mi.

 

Europa nuk është në paqe të plotë pa Ballkanin Perëndimor dhe ky duhet të jetë prioritet i Bashkimit Europian po aq sa është prioritet i joni.

Margaret Mekmillan do të thekson që Lufta e parë botërore është lufta që i dha fund paqes dhe unë them që pasojat e saj akoma nuk kanë perfunduar.

 

 

Kohë më parë, theksova që UKRAINA nuk është larg dhe ca u tallën.

 

 

Sot e gjithë bota është në pasiguri, ekonomia rrezikohet, jeta cënohet.

 

Duke parë skenat trishtuese që lë pas lufta, ndjehem i dëshpëruar nga mosreagimi i popullit rus ndaj krimeve dhe agresionit të paprovokuar dhe të paarsyeshëm rus në Ukrainë.