Bashkimi Demokratik për Integrim sot në Shkup ka shënuar 20 vjetorin e themelimit si subjekt politik, me të ftuar të shumtë nga të gjitha sferat në vend. Me këtë rast, kryetari i BDI-së z. Ali Ahmeti ka mbajtur fjalim rasti duke elaboruar gjithë këtë rrugëtim dy dekadësh me plot sukses dhe sfida të cilat i ka tejkaluar me fitore në të gjitha ciklet zgjedhore për 20 vite me rradhë.
Të gjithë bashkarisht i gëzohen:
PAQES,
pajtimit,
zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit,
barazisë dhe drejtësisë,
demokracisë koncensuale,
integrimit të brendshëm, rajonal dhe atij euroamerikan
si dhe të ardhmes, agjendës së blertë.
Pas realizimit të barazisë dhe integrimit, jo rastësisht përqafuam agjendën e blertë. Agjenda e blertë është prioritet i mbarë botës demokratike sepse nënkupton cilësi të jetës, ajër dhe ambient të pastërt, shkolla dhe spitale cilësore, ekonomi konkuruese, zhvillim, përparim, infrastrukturë moderne, kulturë, por edhe luftë të pakompromistë kundër korrupsionit e krimit të organizuar dhe përpjekje për ta mbajtur rininë në vendlindje.
Këtu, me kënaqësi të veçantë para jush paralajmëroj vënien e gurthemelit të Koridorit 8 këtë verë dhe përgëzoj Qeverinë për këtë vendim. Gjithashtu, ftoj të gjithë pjesëmarrësit në shoqëri, politikanë, institucione, media, OJQ-të, gjyqësi e prokurori, ti hapim front nacional korrupsionit dhe ta ç’rrënjosim, jo me llafe, propagandë e shpifje, por me denoncime konkrete, pa gjueti shtrigash.
Gjithashtu, komunitetin ndërkombëtar, komunitet tjera në vend si dhe partitë politike në vend i porosis që tek Bashkimin Demokratik për Integrim do të vazhdoni ta keni partnerin besnik, të fjalësdhe të veprave, të idealeve dhe të vlerave, frontmen në betejat e lartëpermendura.
- Ndërsa bashkëpartiakëve dhe qytetarëve ju them që 20 vjetori i sotëm i dedikohet rinisë e cila sot shënon 20 vite nga lindja, bashkë me Bashkimin Demokratik për Integrim. Ky 20 vjetor i dedikohet dy dekadave të ardhshme dhe prandaj kush është gati dhe i përgaditur për këtë udhëtim, le të lidh rrypin e sigurisë dhe lë të rreshtohet pas meje.