16 qytete në RMV nga sot do të kenë rrjet 5G

Nga sot rrjeti 5G do të jetë në funksion në 16 qytete të RMV-së të cilët janë të mbuluar me frekuancat e 5G. po punohet edhe në mbulimin e qyteteve të tjera. Agjencia për Komunikime Elektronike (AEK) sot në një takim publik dha miratimet për gjeneratën e pestë celulare 5G.

Dy operatorët e RMV-së, Telekom dhe A1 nga drejtori i Agjencisë për komunikime elektronike Jeton Akiku pranuan oficialisht frekuencat për 5G raporton KlanM.

“Është shumë e rëndësishme të theksohet se ne jemi vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që do të ofrojmë frekuenca për 5G dhe janë përmendur edhe detaje të tjera lidhur me sigurinë në vendin ku jemi vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që kemi “Sajber – siguri”, veçanërisht për Rrjetet 5G,” deklaroi Jeton Akiku Drejtor i Agjencisë për Komunikime Elektronike.

Akiku tha se Maqedonia e Veriut ishtë shteti i parë në Ballkanin Perendimor për frekuencat e 4G dhe serish është shteti i parë edhe për frekuencat 5G.

“Operatorët ben pagesen në buxhetin e shtetit dhe përtej kësaj kanë më shumë harxhime për ta pra investime, kjo është mirë për zhvillimin e ekonomisë, fakti që nuk kemi operator të tretë është për të ardhur keq, por në këtë krizë ndoshta është edhe e gabuar të presësh, por shpresojmë që do të ketë kohëra më të mira kur të vijë edhe operatori i tretë,” Drejtor i Agjencisë për Komunikime Elektronike.

Në këtë takim publik të AEK-ut, përveç futjes së 5G në vend, u bisedua edhe për roaming-un në Ballkanin Perëndimor dhe përpjekjet për të siguruar roaming më të lirë me BE-në, sigurinë kibernetike si dhe mbrojtjen dhe të drejtat e përdoruesve të shërbimeve të komunikimit elektronik. Deri tani janë 16 qytete të mbuluara me rrjetin 5G dhe nga te dy operatorët po punohet në mbulimin e të gjithë teritorit të RMV-së.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet