Ministria e Punëve Brendshme informon se gjatë ditës së djeshme (19.04.2022) ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara në fushën e trafikut.
Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 151 masa, nga të cilat 35 sanksione për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 16 masa për vozitje pa patentë shofer, gjashtë sanksione për automjete me defekte teknike në transportin publik.
“Janë vendosur 11 masa për përdorimin e celularit, katër sanksione për fole të pacertifikuara të vendosura (xhama të ngjyrosur), gjashtë masa për kalim në sinjal të mbyllur (dritë të kuqe), katër sanksione për automjete të paregjistruara”.
“Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.