Vendime të seancës së 16-të të Qeverisë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme të 16-të e miratoi Vendimin për kushtet e veçanta për tregtinë me mallra të caktuara, me të cilin ngrihen çmimet e produkteve shtesë siç janë pemët, perimet dhe gruri dhe caktohet marzhi më i lartë tregtar për t’u eliminuar mundësitë e rritjes së çmimeve të tjera themelore.

Me këtë vendim caktohet marzhi më i lartë tregtar si kusht i veçantë në tregtinë me këto produkte: bukë, sheqer, kripë, miell – tip 400, vaj luledielli i papërpunuar dhe vaj luledielli për gatim, qumësht me afat të gjatë me përmbajtje yndyre prej 2,8% dhe 3,2%; mish i freskët dhe prodhime të mishit , djathë dhe gjizë, oriz, vezë, pasta, grurë, pemë dhe perime.Shoqërive tregtare dhe tregtarëve individualë të cilët marrin pjesë në zinxhirin tregtar të mallrave të përmendura caktohet marzhi tregtar deri në 5% të çmimit të shitjes të llogaritur në tregtinë me shumicë, gjegjësisht  në shumën e përgjithshme  deri në 10% të çmimit të shitjes të llogaritur në tregtinë me pakicë.Te tregtarët me shumicë marzhi tregtar është deri në 5% për të gjithë pjesëmarrësit në zinxhirin tregtar të shitjes me shumicë.
Te tregtarët me pakicë në shumën e përgjithshme të marzhit tregtar deri në 10% janë përfshirë rabati dhe kompensimet që tregtari me pakicë paguan nga tregtari me shumicë dhe atë për reklamimin dhe ekspozimin e mallrave në rafte  (pozicione primare dhe sekondare).

Ky vendim do të zbatohet prej më 1 mars të vitit 2022 deri më 31 maj të vitit 2022, për shkak të nevojës për të kufizuar rritjen e çmimeve në tre muajt e ardhshëm, përkatësisht marzhi tregtar të mos ketë ndikim të rëndësishëm në rritjen e çmimeve pas përfundimit të vendimit për përcaktimin e çmimeve më të larta të produkteve të caktuara në tregtinë me shumicë dhe pakicë.

Në këtë mbledhje të saj, Qeveria solli ndryshime dhe plotësime të Programit për mbrojtjen  e konsumatorëve të cenueshëm të energjisë për vitin 2022, në mënyrë që t’u mundësohet të gjithë aplikantëve trajtim të barabartë kur marrin mbështetje financiare në baza mujore për shfrytëzues në afat kohor prej 12 muajsh.

 

Sipas këtyre ndryshimeve, pjesa më e madhe e mjeteve totale buxhetore për këtë qëllim do të ndahen për kategorinë e personave të vetëm, me 2767 kërkesa, më pas të reduktuara për kategorinë e amvisërive dy-anëtarëshe me 2105 kërkesa, për një amvisëri tre anëtarëshe me 602 kërkesa, për amvisëritë me katër anëtarë me 612 kërkesa dhe për një amvisëri me pesë e më shumë anëtarë kanë arritur në 453.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për situatën e sigurisë në dhe rreth Ukrainës dhe e ngarkoi Ministrinë e Punëve të Jashtme, në koordinim me institucionet kompetente, të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e pjesëtarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë misionit special monitorues të OSBE-së në Ukrainë.

Në mbledhjen e sotme u shqyrtua dhe u pranua Raporti për konferencën e parë ndërkombëtare në kuadër të Projektit Forumi i Prespës për Dialog, ndërsa Qeveria e ngarkoi Ministrinë e Punëve të Jashtme që t’i zbatojë të gjitha aktivitetet për organizimin e Konferencës së Dytë Ndërkombëtare Forumi i Prespës për Dialog gjatë vitit 2022.

Forumi i Dytë i Prespës për Dialog është planifikuar të mbahet në formën e një konference ndërkombëtare në Ohër në qershor të vitit 2022 me pjesëmarrjen e përfaqësuesve më të lartë politikë të vendit, krerëve të shteteve apo qeverive, politikanë dhe diplomatë të rangut të lartë nga vendet e rajonit dhe vende të tjera evropiane dhe jashtë evrops, si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe rajonale – OKB, BE, NATO, Këshilli i Evropës, OSBE, Këshilli për Bashkëpunim Rajonal, CEI dhe të tjerë.