Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot më 10 maj 2022 (e martë) do të mbajë seancën e rregullt të 44-të, në të cilën në përputhje me kompetencat e saj do të shqyrtojë disa pika të programit të saj të punës dhe me interes për qytetarët.
Në seancë, me propozimin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, do të shqyrtohet Informata për lehtësimin e kritereve për linjën kreditore nga fondet e Bankës për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut për përkrahje të kompanive që operojnë në fushën e bujqësisë në me qëllim rritjen e prodhimit të produkteve bujqësore.dhe ribërjen e tyre.
Sipas rendit të ditës së propozuar, në seancën e sotme do të shqyrtohet Raporti Vjetor për punën e Qendrës Kombëtare Koordinuese për Menaxhimin e Kufirit i përgatitur nga Qendra.
Për konkluzionet dhe vendimet e seancës së sotme të qeverisë, e cila do të fillojë në orën 12:30, publiku do të njoftohet me një deklaratë menjëherë pas përfundimit të saj.