Shpreh dënim të fuqishëm për veprimet ushtarake të cilat Rusia i ndërmerr mbi Ukrainën, që në mënyrë të pashmangshme qojnë drejtë humbjes së pa kompensuar të jetëve të njerëzve dhe dëmit material. Pushtimi i Ukrainës nga ana e Rusisë është sulm i integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës, shkelje serioze e parimeve themelore të të drejtës ndërkombëtare, sulm ndaj rendit demokratik dhe kërcënim për stabilitetin e Evropës.

Ky është qëndrimi i presidentit të shtetit, Stevo Pendradovski me rastin e pushtimit të Ukrainës nga ana e Rusisë.

“Si anëtare e NATO-s, ne i bashkohemi thirrjes së Aleancës drejtuar Rusisë për të ndërprerë veprimet luftarake në territorin e Ukrainës. Në emër të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, shpreh solidaritetin me popullin ukrainas në këto kohë të vështira”, thuhet në kumtesën e Kabinetit të Pendarovskit.