Kryetari Ramis Merko mori pjesë në Konferencën e dytë evropiane për dialog dhe bashkëpunim fetar, që u mbajt në Strugë me temën “Marrëdhënia ndërmjet religjionit dhe globalizimit: partikularizmi fetar përballë universalizmit fetar”.
“Është kënaqësi dhe nder për mua të përfaqësoj një komunë shembull si në aspektin e bashkëjetesës fetare ashtu edhe etnike. Struga është shembull për multikulturalizëm dhe ka një harmoni mes qytetarëve dhe mbase jo rastësisht kjo konferencë po organizohet pikërisht këtu” – potencoi Merko.