I pari i komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi, sot ka pritur Bekim Rexhepin, zëvendësministër i Transportit dhe Lidhjeve, me ç’rast kanë  diskutuar rreth çështjeve të cilat e tangojnë komunën dhe zgjidhjen e problemeve infrastrukturore.

“Sot zhvilluam një takim pune me zv. ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, zotëri Bekim Rexhepi. Me z. Rexhepin biseduam për çështje të ndryshme që i tangojnë banorët e Haraçinës. Zv. ministri Rexhepi shprehu gatishmërinë që ministria të japë mbështetje maksimale në realizimin e projekteve infrastrukturore për zhvillimin e mëtutjeshëm të komunës sonë dhe përmirësimin e kushteve të jetesës në Haraçinë”, ka shkruar Ibraimi.