Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski është takuar me kryeministrin e Britanisë së Madhe, Boris Johnson.

Siç bëri të ditur Kovaçevski në Facebook, kanë folur për energjetikën, infrastrukturën dhe procesin reformues.

“Mbretëria e Bashkuar është aleat i yni i NATO-s dhe partner strategjik. Procesi reformues, energjetika dhe infrastruktura janë fushat ku mbështetja britanike është e fuqishme dhe konstante”, njofton mes tjerash Kovaçevski, transmeton TV21.

Në takim, siç bëhet e ditur më tej, është shprehur “mbështetje ndaj Ukrainës dhe përkushtimin që të ndalojë lufta” ./TV21