Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov kryeson delegacionin e Ukrainës në bisedimet me Rusinë, të cilat kanë nisur tashmë.
Reznikov i ka udhëhequr luftimet kundër forcave ruse në vendin e tij që prej të enjtes, ndërsa vazhdimisht shprehet se ata po e fitojnë luftën.
As sot, kur atij i është dashur t’i lë bashkëluftëtarët për pak dhe të dalë përballë të dërguarve të Putinit për të biseduar, nuk duket më diplomat. Në një video të publikuar, ministri ukrainas duket plot vetëbesim. Njësoj shfaqen edhe anëtarët tjerë të delegacionit ukrainas.