Besimi: Nevojiten vendime ekonomike dhe jo axhendë ditore – politike për tejkalimin e krizës inflacioniste

– Për tejkalimin e krizës inflacioniste nevojiten vendime të guximshme dhe të përgjegjshme ekonomike, të cilat nuk do të udhëhiqen nga axhenda ditore – politike.

Ato do të bazohen në ligje ekonomike, analiza të fuqishme dhe një qëllim të qartë – stabilizim, tejkalim të krizës dhe rritje ekonomike. Kështu thekson ministri i Financave, Fatmir Besimi në kolumnën e tij për inflacionin, masat dhe ruajtjen e nivelit të rritjes ekonomike.

Besimi në kolumnë shkruan se në raportet dhe analizat e institucioneve ndërkombëtare rekomandimet janë të njëjta, resprektivisht vendet duhet të veprojnë me masa të targetuara, resprektivisht masa që do të përcaktojnë saktësisht se cilës kategorie të qytetarëve dhe kompanive i referohen. Kjo, sipas tij është në interes dhe në drejtim të ruajtjes së stabilitetit fiskal dhe makroekonomik të ekonomisë.

– Pas pandemisë, hapësira fiskale për reagim u zvogëlua, veçanërisht për vendet në zhvillim. Prandaj, ky aspekt duhet të merret parasysh gjatë krijimit të politikave fiskale, duke pasur parasysh rritjen e çmimit në tregjet e kapitalit. Masa fiskale duhet të ketë gjithsesi, por reagimi fiskal gjatë pandemisë edhe gjatë kësaj krize të çmimeve, si do që të jetë, duhet të jetë i ndryshëm, sepse natyra e krizës dhe kushtet aktuale për financimin dhe zbatimin e masave janë të ndryshme – thekson ministri i Financave.

Ai përmend publikimin e FMN-së, ku theksohet se politikat fiskale gjatë krizës aktuale duhet të planifikohen sipas sistemit ekzistues të mbrojtjes sociale që praktikohet në vend. Rekomandimet për masat fiskale jepen sipas këtyre tre kategorive të vendeve, përkatësisht ato me mbrojtje të fuqishme sociale, të tjerë me mbrojtje të ulët sociale, pa subvencione për ushqim dhe energji dhe kategoria e tretë me mbrojtje të ulët sociale, me subvencione për ushqim dhe energji.

– Edhe pse politikisht jo shumë atraktive, rekomandimet janë që të lejohen fuqitë e tregut të veprojnë mbi ofertën dhe kërkesën, me përkrahje të kategorive më të ndjeshme. Sinjalet e çmimeve janë kyçe për të reaguar në mënyrë konkrete ndaj kërkesës dhe me këtë edhe për fillimin e stabilizimit. Si shembull kemi edhe energjinë. Kërkesa për energji është elastike, veçanërisht për karburantet, që do të thotë se me rritjen e çmimeve, mund të ulet kërkesa. Nga ana tjetër, ushqimi nuk karakterizohet me elasticitetin e çmimeve.

Prandaj, aspekt shum i rëndësishëm është ofrimi i sigurisë sociale për kategoritë më të ndjeshme të qytetarëve. Nëse amvisëritë me të hyra të ulëta shfrytëzojnë karburante të caktuara për ngrohje, përmes masave të projektuara në mënyrë të duhur, mund të ndikohet në çmimin e atyre karburanteve. Nuk rekomandohet ulja e tatimeve për karburantet dhe ushqimin Përkundrazi, arkëtimi i tatimeve duhet të destinohet në mbrojtjen e familjeve më të ndjeshme. Me uljen e tatimeve për të gjithë, do të thotë se subvencionohen edhe ata që nuk kanë nevojë për përkrahje, në llogari të kategorive të ndjeshme të qytetarëve – shkruan ministri i Financave.

 

Besimi thekson gjithashtu se, edhe pse vendi ynë ka sistem social të fuqishëm, megjithëse vendimi për pako voluminoze të masave fiskale nga fillimi i vitit ishte në drejtim të ngadalësimit të spirales inflacioniste, për shkak të pjesëmarrjes së lartë të ushqimit dhe energjisë, ku në fakt kjo u arrit.

 

Më tej, siç njoftoi ministri, do të ndërmerren masa të targetuara dhe do të ruhet stabiliteti i ekonomisë.

Me rishikimin e buxhetit vazhdojmë me masat në drejtim të përkrahjes së qytetarëve dhe kompanive. Mjete rezervë janë ndarë për masat e reja antikrizë. Mjete shtesë janë ndarë për përkrahjen e bujqve për rritjen e rendimenteve vendase, me qëllim të amortizimit të efekteve të çmimit të lartë të ushqimeve të importuara. Mjete shtesë janë ndarë për kategoritë më të ndjeshme të qytetarëve dhe për rritjen e pensioneve të pensionistëve. Të gjitha këto janë masa të targetuara, sepse përveç përkrahjes për tejkalimin e krizës, rëndësi ka edhe ruajtja e stabilitetit makroekonomik. Sepse vetëm një ekonomi stabile mund të gjenerojë rritje ekonomike të fuqishme dhe të qëndrueshme – thekson Besimi.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet